PRODUKTET TONA

PLLAKAT

Pllaka shumë të efektshme dhe lehtësisht të aplikueshme me performancë dhe përdorime të ndryshme për mbrojtjen pasive të efektshme nga zjarri.

BOJRAT

Bojra me tharje të shpejtë dhe shumë të ngjitshme për sipërfaqe të ndryshme, si struktura hekuri dhe alumini për përdorim në ambiente të brendshme dhe të jashtme.

SUVATË

Suva të lehta dhe shumë të ngjitshme për mbrojtje pasive nga zjarri, për përdorim në ambiente të brendshme dhe të jasht për hekur dhe beton.

 

KOLLARET

Ndalojnë hyrjen e zjarrit nga të çarat, tubat e ndryshëm dhe kalimet e kabllove. Të aplikueshme edhe në kushte me lagështirë.



PREZANTIMI I GAMËS GJITHPËRFSHIRËSE ME CILËSI KNAUF PËR ZGJIDHJET E MBROJTJES PASIVE NGA ZJARRI


Opsion origjinal për më shumë siguri

Zgjidhjet e mbrojtjes nga zjarri Knauf kanë qenë të disponueshme për ca kohë. Tani, pas kërkesave të shumta, ju mund të keni më shumë prej tyre: Knauf FireWin është marka e re për mbrojtjen pasive nga zjarri Knauf të bërë posaçërisht për arkitektët, procesorët, disenjatorët e sistemeve dhe inxhinierët. Gama e produktit të ri përfshin sisteme pllakash, bojëra, suva dhe kollare për kriteret e ndryshme të mbrojtjes nga zjarri – të gjitha nga një burim i vetëm. Të shpejta dhe të besueshme në të gjithë Evropën Lindore.

Shërbim dhe njohuri teknike nga ekspertët

Standardet e larta të shërbimit dhe suportit Knauf për klientët, të vlerësuara nga shumë njerëz, natyrshëm zbatohen edhe për FireWin: Me njohuritë e tyre të gjera dhe të specializuara për konstruksionet e thata dhe mbrojtjen nga zjarri, ekspertët e Knauf do t’ju mbështesin me anë të telefonit, online dhe drejtpërsëdrejti në vendin e punimeve – në mënyrë që siguria të materializohet efektshëm dhe në mënyrë ekonomike.

Besoni në cilësinë Knauf

Knauf është një sipërmarrje familjare Gjermane që ka qenë një partner i rëndësishëm në sektorin e ndërtimeve globale dhe një nga furnitorët kryesorë të materialet të ndërtimit në botë për më shumë se 80 vjet. Me FireWin, Knauf provon gjithashtu se cilësia inovative e produktit, një kuptim më i thellë i klientëve dhe një shërbim elastik janë baza për bërë biznes së bashku në mënyrë të suksesshme në planin afatgjatë. FireWin është Knauf siç jeni mësuar me të dhe e vlerësoni – këtu mund të mbështeteni.

Avantazhe të qarta për arkitektët, disenjatorët dhe instaluesit

Mbrojtje e besueshme nga zjarri sipas dëshirës është një çështje e cilësisë. Megjithatë, llogariten edhe faktorë të tjerë kur bëni zgjedhjen.  Nevojiten zgjidhje ekonomike, sepse janë të lehta për tu shtjelluar dhe një mbështetje bashkëpunuese me detyra komplekse. FireWin kombinon avantazhet e provuara dhe testuara Knauf dhe kriteret rigoroze për mbrojtjen pasive nga zjarri. Në mënyrë që të ndiheni të sigurtë në planifikimin dhe përpunimin dhe që pronarët ndërtues dhe banorët të ndihen të sigurtë.



AVANTAZHE TË QARTA PËR ARKITEKTËT DHE INSTALUESIT

PLANIFIKIM MË I LEHTË

Konsulencë individuale për arkitektët

Mjete praktike planifikimi

Referenca frymëzuese

PËRPUNIM EFIKAS

Instalim i lehtë dhe i shpejtë

Vlerë e konsiderueshme për paratë

Shërbim klienti gjithëpërfshirës

CILËSI PRODUKTI E QËNDRUESHME

Performancë “leading-edge” për mbrojtjen pasive nga zjarri

Rezultat i inovacionit, testimit dhe certifikimit të vazhdueshëm

Pajtueshmëri dhe funksionim i produktit me standardet më të larta

CILËSI E BESUAR E MARKËS KNAUF

Fuqi inovative dhe krijim ekspertize Knauf

Marrëdhënie afatgjatë me klientët

Zgjidhje të sigurta dhe të qëndrueshme


BESONI TEK KNAUF. NDIHUNI TË SIGURTË.

Në rast të rënies së zjarrit çdo minutë është e rëndësishme.

Për rrjedhojë, ju duhet dikush, të cilit t’i besoni se do t’i bëjë ambientet më të sigurta për ju, në rast të rënies së zjarrit. Knauf, një prej prodhuesve kryesorë të materialeve të ndërtimit në Evropë, ka një gamë të re gjithëpërfshirëse produktesh të mbrojtjes pasive nga zjarri – Knauf FireWin. Rritni sigurinë e njerëzve që përdorin ndërtesat si edhe sigurinë e vetë ndërtesave.